Pamjet/ Panik në Barcelonë, turistit britanik i vjedhin çantën nën kërcënimin e thikës

Evropë

Pamjet/ Panik në Barcelonë, turistit britanik i vjedhin çantën nën kërcënimin e thikës

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 08:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Një turist britanik është grabitur nën kërcënimin e thikës, pasi katër persona i rrëmbyen çantën në  Barcelonë.

Turisti ishte duke pirë një pije në një tarracë në Placa Sant Josep Oriol pranë Las Ramblas rreth orës 20:00 mbrëmë kur iu grabit çanta.

Ai vrapoi pas grabitësve dhe arriti të frenonte njërin, më pas filloi të konfliktohej me të para kalimtarëve të shokuar nga skena.

Por më pas hajduti nxori nga xhepi një objekt të mprehtë dhe u përpoq vazhdimisht ta godiste me thikë.

Britaniku nuk e kuptoi derisa pa tehun përballë fytyrës së tij, në atë moment ai e la të ikte grabitësin.

Një kalimtar i guximshëm u përpoq të ndalonte arratisjen e tyre, por pa sukses. Të katër u arrestuan pak më vonë. Britaniku u trajtua në spital për lëndime jashtë rrezikut për jetën.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat