​Gjermani: Dy nga tri centralet bërthamore mund të jenë funksionale deri në prill 2023

Evropë

​Gjermani: Dy nga tri centralet bërthamore mund të jenë funksionale deri në prill 2023

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 19:35
Foto ilustrim

Gjermania do të mbajë dy nga tri termocentralet e mbetura bërthamore që ka në dispozicion për prodhimin e energjisë elektrike, si pjesë e skemës rezervë të rekomanduar nga operatorët e rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike TSO, njoftoi sot qeveria gjermane.

Isar 2 dhe Nekarvestheim 2, me një kapacitet prej 1.400 megavat të operuara nga E.ON dhe EnBV, do të mbylleshin së bashku me termocentralin e tretë bërthamor Emsland, operuar nga RVE, deri më 31 dhjetor 2022.

Tani, megjithatë, termocentralet jugore mund të zgjasin funksionimin e tyre deri në prill 2023 për të ndihmuar në zgjidhjen e mungesave të mundshme të energjisë këtë dimër, tha qeveria.

Ministri i Ekonomisë Robert Habeck tha se rreziqet që lidhen me teknologjinë bërthamore diktojnë që plani i mbylljes të mbahet, por se kufizimet në furnizimet me gaz rus justifikojnë masat rezervë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat