Dodik bllokon emërimin e ambasadorit gjerman në Sarajevë

Evropë

Dodik bllokon emërimin e ambasadorit gjerman në Sarajevë

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 10:25
Milorad Dodik

Anëtari serb i Presidencës tripalëshe të Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, ka vazhduar këmbënguljen në bllokimin e emërimit të ambasadorit të ri gjerman në Sarajevë, raportuan mediat lokale.

“E di paraprakisht se çfarë po vjen të impelementojë”, ka thënë Dodidk. “Politika dashakeqe gjermane ndaj popullit serb”, vazhdoi ai.

Lideri nacionalist serb i entitetit serb të Bosnjes tha se “cenimi i Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit dhe imponimi i amandamenteve kushtetuese drejtëpërsëdrejti çon në zhbërjen e ‘Republika Srpska’-s”.

“Si përfaqësues legjitim i Republika Srpska-s në Presidencës e BeH-së nuk mund ta pranojë emërimin e ambasadorit”, tha ai.

Një lëvizje të tillë është parë si rrezikim i mëtejmë i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Gjermanisë, duke qenë se kjo e fundit është investitorja më e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat