​BE i reagon Serbisë: S’ka Europride pa shëtitje, duhet të arrihet një zgjidhje

Evropë

​BE i reagon Serbisë: S’ka Europride pa shëtitje, duhet të arrihet një zgjidhje

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 20:30
Foto ilustrim

Bashkimi Evropian është i zhgënjyer pasi Serbia e ka ndaluar shëtitjen si pjesë e Europride në Beograd përgjatë rrugës që ishte planifikuar, tha zëdhënësi i BE-së Peter Stano.

“Meqenëse organizatorët kanë njoftuar se do të shqyrtojnë alternativat, përfshirë mjetet juridike kundër ndalimit, BE-ja shpreh shpresën se një zgjidhje do të gjendet para datës 17 shtator, në mënyrë që shëtitja të kalojë e qetë dhe e sigurt”, thuhet në deklaratë.

BE kujton se shëtitja është bërë një pjesë thelbësore e Europride që kur u prezantua 30 vjet më parë.

“Është një shprehje publike e vullnetit për të luftuar kundër diskriminimit dhe promovon të drejta të barabarta për personat LGBTIQ+ dhe është pjesa më e dukshme e Europride. Nuk mund të ketë Europride pa shëtitje”, thuhet në njoftim.

Serbia ka marrë vendim të mos lejohet shëtitja e pjesëmarrësve të “Europride 2022” si dhe e pjesëmarrësve të shëtitjes familjare të organizuar nga “antiglobalistët” në Beograd më 17 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat