Ukraina çliron edhe dy fshatra në Donetsk – ushtarët shihen duke valëvitur flamurin

Evropë

Ukraina çliron edhe dy fshatra në Donetsk – ushtarët shihen duke valëvitur flamurin

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 13:35
Ushtarët ukrainas

Ushtarët ukrainas publikuan dy video që tregojnë ngritjen e flamujve kombëtarë në dy fshatra të tjera që ishin okupuar nga forcat ruse.

Dy fshatrat e vendosura midis Slovianskut të kontrolluar nga ukrainasit dhe Lyman të pushtuar nga Rusia në verilindje të Oblastit Donetsk.

Bëhet fjalë për fshatrat Shchurove dhe Dibrova.

Të dy fshatrat shtrihen në bregun e majtë të lumit Siverskyi Donets, i cili deri vonë ka qenë nën kontrollin e plotë të Rusisë.

Nuk kishte asnjë konfirmim zyrtar për çlirimin deri më tani, megjithatë, të dyja videot as nuk tregojnë ndonjë luftim dhe as nuk përmbajnë tinguj beteje të largëta, gjë që sugjeron se ushtria ukrainase ka vërtet kontrollin e fshatrave.

Ndryshe, Ukraina tashmë ka nisur një kundërofensivë ndaj forcave ruse duke çliruar shumë rajone. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat