​Lambrecht shprehet kundër shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Gjermani

Evropë

​Lambrecht shprehet kundër shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Gjermani

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 21:58
Foto ilustrim

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht tha sot se ajo kundërshton futjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në vend, i cili u hoq në vitin 2011.

“Diskutimet për shërbimin e detyrueshëm ushtarak nuk na ndihmojnë në situatën aktuale”, tha ajo për grupin mediatik Funke, duke shtuar se nuk ka ambiente, hapësirë dhe pajisje të mjaftueshme për mijëra rekrutët e mundshëm.

Sipas saj, çështja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak duhet të përfshijë edhe gratë në aspektin e barazisë gjinore në shërbimin ushtarak dhe kjo çështje nuk është e lehtë për t'u zgjidhur.

Zëdhënësja e Zyrës Federale për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore të Forcave të Armatosura Gjermane njoftoi më herët gjatë ditës së sotme se numri i personave të interesuar për shërbimin ushtarak profesional ka ardhur në rënie në vend që nga fillimi i këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat