“Duket i dehur”, “Lëkundet nga njëra anë në tjetrën”/ Ministri britanik shkrihet së qeshuri në funeralin e Mbretëreshës

Evropë

“Duket i dehur”, “Lëkundet nga njëra anë në tjetrën”/ Ministri britanik shkrihet së qeshuri në funeralin e Mbretëreshës

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 00:40
Kwasi Kwarteng

Ministri i Financave dhe deputeti konservator i Britanisë së Madhe, Kwasi Kwarteng ka shkaktuar reagime pas publikimit të një videoje ku shihet duke qeshur në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth.

Kwasi Kwarteng mban postin e ministrit të Financave në qeverinë  Truss.

Ai u kap nga kamera duke qeshur në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth, ndërsa shumë komentuan se mund të kishte qenë i dehur.

Në një tjetër video që është publikuar, ministri duket i shqetësuar, ndërsa në mbishkrim përdoruesi shkruan:

“Pashë një tjetër video të tij dhe duket i dehur. Ai fërkon fytyrën me dorë dhe lëkundet nga njëra anë në tjetrën.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat