Greqia fik dritat e një prej urave më të gjata në botë për të kursyer energji

Evropë

Greqia fik dritat e një prej urave më të gjata në botë për të kursyer energji

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Një prej urave më të gjata të botës Rio-Antirio në Greqi nuk do të jetë më shumë e dukshme gjatë natës.

Ndriçimi dekorativ që e bën të dukshme gjatë natës përgjatë gjirit të Korintit është shuar si pjesë e masave të kursimit të energjisë.

Dritat e dekorit përbëjnë më shumë se gjysmën e 1,500 të tillave që ka në total dhe i kursejnë vendit 50 megavatorë energji në vit.

Dekori nuk ndriçon më gjatë natës as në ndërtesën e parlamentit dhe në të tjera publike.

Bashkia e Athinës po zëvendëson mbi 46 mijë llamba të zakonshme të ndriçimit, më ato të teknologjisë LED, duke ulur me 60% konsumin e tyre.

Këtë të Mërkurë, qeveria miratoi një paketë kompensimi të pjesës së rritur gjatë krizës të energjisë elektrike për familjarët duke nisur nga Tetori. Kompensimi i rritjes së çmimit të energjisë ndahet në kategori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat