​Zvicra shkatërron mbi 10 milionë doza të vaksinës Moderna

Evropë

​Zvicra shkatërron mbi 10 milionë doza të vaksinës Moderna

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 23:38
Ilustrim

Zvicra është detyruar të shkatërrojë 10.3 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit të prodhuar nga Moderna për shkak të skadimit të afatit të mërkurën, njoftoi Ministria e Shëndetësisë zvicerane.

Ministria deklaroi se vlera e vaksinave ishte rreth 280 milionë franga zvicerane (294 milionë euro), raportojnë mediat zvicerane.

Përveç kësaj, 2.5 milionë doza të vaksinës ruhen ende në një bazë logjistike ushtarake dhe 7.8 milionë janë të ruajtura në një magazinë në Belgjikë, tha ministria, duke shtuar se strategjia e furnizimit të vaksinave që nga fillimi i pandemisë konsistonte në porositjen e më shumë dozave sesa është e nevojshme për 8.7 milionë banorët e Zvicrës.

Vendi ka urdhëruar doza nga laboratorë të ndryshëm për të shmangur varësinë nga vaksinat që mund të jenë joefektive dhe për të shmangur problemet me shpërndarjen ose kontratat e prishura.

Mediat zvicerane raportuan në qershor se vendi ka një tepricë prej 38 milionë dozash të vaksinave të ndryshme kundër koronavirusit, ku datat e afatit do të skadojnë para fundit të vitit.

Zvicra ka regjistruar 13.556 vdekje që nga fillimi i pandemisë, ndërsa pothuajse 70 për qind e popullsisë është vaksinuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat