Mali i Zi fillon hetimet për spiunazh ndaj 36 rusëve dhe 2 malazezëve

Evropë

Mali i Zi fillon hetimet për spiunazh ndaj 36 rusëve dhe 2 malazezëve

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

Autoritetet në Mal të Zi kanë filluar hetimet ndaj disa personave nën akuzën për spiunim, ka njoftuar Zyra e Kryeprokurorit, raporton Sky News.

Më herët, e përditshmja Pobjeda ka raportuar se agjencitë e sigurisë në Mal të Zi kanë arrestuar gjashtë diplomatë rusë, 30 shtetas rusë me lejeqëndrim të përkohshëm dhe dy shtetas të Malit të Zi, nën dyshimin për spiunim.

Zëdhënësi i Zyrës së Kryeprokurorit në Mal të Zi, Vukas Radonjiq, ka thënë se policia ka kryer bastisje në disa apartamente për të kërkuar prova për spiunazh.

Radonjiq theksoi se pas bastisjeve do të “përcaktohet se kush do të akuzohet dhe arrestohet”, duke mos specifikuar se sa të dyshuar janë marrë në pyetje.

Mali i Zi është anëtare e NATO-s dhe kandidate për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu i është bashkuar sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë si kundërpërgjigje ndaj pushtimit rus në Ukrainë, madje ka dëbuar diplomatë rusë në të kaluarën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat