Katër persona rrahin brutalisht policin

Evropë

Katër persona rrahin brutalisht policin

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 08:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Një oficer policie në Kretë është shtruar në spital me lëndime në kokë pasi u rrah nga disa persona.

Një video e marrë nga kamerat e sigurisë hedh dritë mbi rrahjen e tij.

Oficeri i policisë u sulmua nga katër persona në një punishte makinash në Neapolis.

Pronari i punishtes kishte një debat të ashpër me një burrë i cili ishte nga zona.

Nga ana e tij, polici në një përpjekje për të “qetësuar shpirtrat” është afruar dhe ka tentuar t’i qetësojë.

Megjithatë burri u zemërua dhe u largua nga punishtja për tu kthyer më pas me tre persona të tjerë. të gjithë së bashku sulmuan policin duke e goditur dhe duke e hedhur në tokë.

Oficeri i policisë është shtruar në spital me lëndime në kokë, ndërsa për sulmin janë arrestuar tre persona.

Pamjet mund t'i shikoni KETU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat