Takimi i BPE, Praga shumë zhurmë për asgjë

Evropë

Takimi i BPE, Praga shumë zhurmë për asgjë

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 12:09
Pragë

Praga i shërbeu 44 liderave të Evropës vetëm për tu takuar me njëri-tjetrin, pasi asnjë vendim nuk u mor në takimet e Bashkësisë Politike Evropiane. Liderat e pothuajse të gjitha vendeve evropiane u mblodhën në Pragë për të arritur disa marrëveshje, por asgjë nuk ndodhi në dy ditët e këtij aktiviteti.

Liderët e pothuajse të gjitha vendeve evropiane u mblodhën në kryeqytetin çek, në Pragë, më 6 dhe 7 tetor për takimin inaugurues të Bashkësisë Politike Evropiane. Iniciatori i kësaj nisme ishte presidenti i Francës Emmanuel Macron, i cili u shpreh se ky takim ka si qëllim krijimin e një “intimiteti strategjik mes vendeve të Evropës”.

Ndërsa gjatë takimit nuk u mor asnjë vendim konkret, Macron vuri në dukje disa fusha ku ai mendonte se është mundur të ketë më shumë bashkëpunim, si sigurimi i infrastrukturave kyçe si tubacionet, kabllot dhe satelitët, rritja e kapaciteteve ndaj sulmeve kibernetike dhe krijimi i një fondi mbështetës për Ukrainën.

Gjithashtu u diskutua mundësia për të pasur më shumë shkëmbime universitare dhe studentore mes vendeve pjesmarrëse në takim, por sërish asgjë nuk u firmos.

Një takim tjetër u mbajt edhe më 7 tetor ku morën pjesë vetëm liderët e vendeve pjesëmarrëse të Bashkimit Evropian.

Gjatë takimit u diskutua vendosja e çmimit tavan për importet e gazit rus, uljen e çmimit të importeve të tjera të gazit dhe vendosjen e një çmimi tavan për transaksionet e gazit midis shteteve të bllokut.Por edhe për këtë çështje nuk pati asnjë vendimmarrje konkrete, pasi nuk u arrit një marrëveshje mes vendeve pjesmarrëse.

Çmimet e gazit dhe elektricitetit janë rritur shumë për shkak se Rusia ka ndërprerë furnizimet në përgjigje të sanksioneve të ashpra që BE-ja ka vendosur ndaj Moskës për shkak të luftës kundër Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat