Ministri ukrainas për sulmin në Zaporizhzhia: Ukraina ka nevojë për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore

Evropë

Ministri ukrainas për sulmin në Zaporizhzhia: Ukraina ka nevojë për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba pas sulmit me raketa në Zaporizhzhia tha se kjo tregon që Ukraina ka nevojë për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore

Ai u shpreh se u bën thirrje partnerëve të shpejtojnë dërgesat, shkruan Kyiv Independent, transmeton Klankosova.tv.

“I nevojitet urgjentisht më shumë sisteme moderne të mbrojtjes ajrore dhe raketore për të shpëtuar jetë të pafajshëm.

Rusia vazhdon terrorin e saj raketor kundër civilëve në Zaporizhzhia. Unë u bëj thirrje partnerëve të shpejtojnë dërgesat,” tha Kuleba.

Ndryshe, bëhet e ditur se shumica e raketave sot goditën ndërtesat e banimit dhe shtëpitë private.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat