Po filmonte një video në Kiev, vajza largohet pasi dëgjon serinë e shpërthimeve të fuqishme

Evropë

Po filmonte një video në Kiev, vajza largohet pasi dëgjon serinë e shpërthimeve të fuqishme

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 15:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Një vajzë po realizonte një video në Kievi, në momentin kur në kryeqytetin ukrainas fillon një seri e shpërthimeve të fuqishme.

Në video shihe vajzat duke folur para kamerës së telefonit, pak sekonda më pas dëgjohen shpërthimet e fuqishme.

Ajo paksa ulë kokën, dhe kur e sheh se po i rrezikohet jeta largohet nga ai vend ku po qëndronte.

Sipas informacioneve më të fundit nga sulmet ruse në Kievi, kanë humbur jetën 11 civilë dhe mbi 60 tjerë janë plagosur.

Këtë e ka konfirmuar edhe Anton Geraschenko, këshilltar i ministrisë së Brendshëm të Ukrainës.

Ai shtoi se sulmet e qëllimshme në Kiev kishin për objektiv civilët dhe assesi ushtrinë ukrainase.

Sulme të ngjashme pati edhe në Dnipro, Zaporizhzhia dhe qytete tjera.

“Rusia nuk po mund të luftojë në fushëbetejë, por është e aftë të vrasë civilë. Në vend të bisedimeve kemi nevojë për mbrojtje dhe artileri kundërajrore MLRS”, shtoi Geraschenko. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat