Rritet më tej niveli i inflacionit në Greqi

Evropë

Rritet më tej niveli i inflacionit në Greqi

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Inflacioni në Greqi u rrit në 12% në shtator, sipas Entit Grek të Statistikave, ELSTAT.

Ky është muaji i gjashtë radhazi që Greqia po përballet me një inflacion mbi 10%.

Gushtin e kaluar inflacioni u rrit në 11,4%.

Në shtator, çmimet e gazit u katërfishuan (+ 332%), ndërsa ato të energjisë elektrike u rritën me 30,5%.

Shtatorin e kaluar, qeveria e partisë liberal-konservatore, “Demokracia e Re” njoftoi një sërë masash që synonin mbështetjen e shtresave në nevojë përballë rritjes së çmimeve, me një vlerë prej 5,5 miliardë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat