Kaluan Kanalin me gomone, më shumë se 1600 emigrantë kapen nga policia angleze brenda 48 orësh

Evropë

Kaluan Kanalin me gomone, më shumë se 1600 emigrantë kapen nga policia angleze brenda 48 orësh

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 09:42
Deri më tani shqiptarët janë ata që kryesojnë listën, pas tyre vijnë afganët e më pas iranianët.

Nga e diela deri të hënën, më shumë se 1600 emigrantë dhe 38 gomone janë kapur në Kanalin Anglez nga autoritetet britanike. Një total prej 1,065 emigrantësh në 25 gomone u kapën nga autoritetet britanike vetëm të dielën. Sipas mediave britanike ky lajm është bërë i ditur nga kreu i Brexit, Nigel Farage i cili pyet se kur do të mbarojë e gjithë kjo situatë.

360 emigrantë ​​të tjerë u kapën nga autoritetet franceze dhe u kthyen në Francë nga ngushtica e Pas-de-Calais. Sipas shifrave të Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, të hënën 539 emigrantë u kapën në Kanalin Anglez në 13 gomone duke e çuar në 1,604 totalin e dy ditëve.

Ndërkohë një gomone e cila kishte në bord 68 emigrantë u shpëtua në kohë nga autoritetet franceze.

Numri i kalimeve të paligjshme të emigrantëve është rritur këtë vit, duke thyer rekordin e vitit të kaluar. Sipas Farage numri total i emigrantëve që kanë hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit është 35.000. Deri më tani shqiptarët janë ata që kryesojnë listën, pas tyre vijnë afganët e më pas iranianët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat