Rusia bombardon rajonin e Kievit e Mykolaiv,lëshuan raketa e dronë kamikazë

Evropë

Rusia bombardon rajonin e Kievit e Mykolaiv,lëshuan raketa e dronë kamikazë

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 08:21
Foto nga vendngjarja

Sulme masive ka pasur gjatë natës në rajonin e Kievit dhe qytetin jugor të Mykolaiv. Guvernatori Oleksiy Kuleba ka bërë me dije se dronë kamikazë sulmuan rajonin e Kievit, ndërsa shtoi se ekipet e shpëtimit janë në terren. Kuleba u bëri thirrje banorëve që të qëndrojnë në vende të sigurta. Po ashtu breshëri raketash janë lëshuar gjatë natës mbi qytetin e Mykolaiv.

“Një ndërtesë banimi pesë-katëshe u godit, dy katet e sipërme u shkatërruan plotësisht, pjesa tjetër - nën rrënoja.

Ekipet e shpëtimit po punojnë në vend. Qyteti jugor është granatuar masivisht”, tha kryebashkiaku i Mykolaiv, Oleksandr Senkevich. Mykolaiv, një qendër ndërtimi anijesh dhe një port në lumin Bug Jugor jashtë Detit të Zi, ka pësuar bombardime të rënda ruse gjatë gjithë konfliktit.

Sulmi rus vjen pak pas miratimit të një rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së mbi pretendimet për aneksimin e territorit ukrainas nga Moska, duke e cilësuar si "të paligjshëm", ndërsa aleatët e Ukrainës dhanë më shumë ndihmë ushtarake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat