Drama e avionit të rrëzuar pranë Krimesë, si shpëtuan dy pilotët rusë

Evropë

Drama e avionit të rrëzuar pranë Krimesë, si shpëtuan dy pilotët rusë

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 19:59
Ilustrim

BBC raporton se pilotët u hodhën nga avioni përpara se ai të rrëzohej dhe të përplasej me ndërtesën nëntë katëshe në Yesk, i cili ndodhet matanë Detit Azov nga Ukraina, tha ministria ruse. Krasnodar Krai gjendet në kufirin midis Rusisë dhe Gadishullit ukrainas të Krimesë, që Moska ka aneksuar paligjshëm nga Kievi. Avioni dyshohet se ishte një bombardues luftarak Su-34, motori i të cilit nuk u ndez siç duhet gjatë ngritjes, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Interfax. Mësohet se pilotët janë hedhur përpara përplasjes së tmerrshme. Fotot e pakonfirmuara që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë zjarrin që shpërthen nëpër ndërtesë. Videot e publikuara në rrjetet sociale sugjeruan se ndodhi një shpërthim pas rrëzimit të avionit, dhe një ndërtesë nga kati i parë deri në të nëntën u përfshi nga zjarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat