Vrasja makabre e Lolës 12-vjeçare! Rezultatet e autopsisë dhe misteri i simboleve “0” e “1” poshtë këmbëve të viktimës

Evropë

Vrasja makabre e Lolës 12-vjeçare! Rezultatet e autopsisë dhe misteri i simboleve “0” e “1” poshtë këmbëve të viktimës

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 15:55
Lola

Vrasja mizore e 12-vjeçares Lola, e cila u gjet në një bagazh plastik nga një i pastrehë në rezidencën ku jetonte e familjen e saj, ka tronditur Francën.

Vogëlushja u përdhunua dhe më pas u vra nga një shtetase algjerinane, 24-vjeçe.

“Autopsia tregoi se ajo ka vdekur nga asfiksia dhe ka pasur shenja të kompresimit në qafën e mitrës”, deklaroi prokurorja Laure Beccuau. “Gjithashtu u vënë re hematoma në fytyrë, shpinë dhe prerje të mëdha në qafë.”

24-vjeçarja algjeriane, e cila u arrestuar të shtunën në Bois-Colombes (Hauts-de-Seine) pranoi akuzat për vrasjen e të miturës. Ajo akuzohet për vrasjen e një të miture nën moshën 15-vjeç, përdhunim, torturë dhe për akte barbarie.

Gjithashtu në pranga nga rënë një 43-vjeçar, i cili dyshohet se është i afërm i autores së dyshuar, është arrestuar nën akuzën e fshehjes së kufomës.

Ende nuk dihet shkaku i këtij krimi makabër.

Trupi i Lolës u gjet mbrëmjen e së premtes nga një i pastrehë. Ajo i kishte këmbët e lidhura dhe gojën e mbyllur me një shirit.

Përveç plagëve të shumta me thikë në pjesën e sipërme të trupit dhe qafës, Lola kishte një simbol “0” dhe “1” të shkruar me të kuqe nën secilën këmbë të viktimës”, tha prokurorja.

Për momentin, simbolika e këtyre dy numrave nuk është sqaruar.

Një ndër motivet e ngjarjes dyshohen të jenë mosmarrëveshjet që kishin pasur autorja e dyshuar dhe nëna e Lolës para vrasjes së adoleshentes.

Motra e autores së dyshuar jetonte në të njëjtin pallat ku banonte Lola dhe prindërit e saj. Dyshohet se ajo ka leje për të hyrë në banesën në rrugën Manin nga nëna e Lolës, por kjo e fundit nuk pranoi t’ia jepte.

Megjithatë mbetet e pakonfirmuar. Mbrëmjen e së hënës, një hetim gjyqësor, u hap për akuzat e vrasjes së një të mituri nën 15-vjeç të shoqëruar me përdhunim, torturë dhe akte barbarie, si edhe fshehje të kufomës. Hetimet po vazhdojnë, veçanërisht për të përcaktuar motivin e saktë të kësaj vrasjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat