Parlamenti i Estonisë e shpall Rusinë regjim terrorist: T’i hiqet vendi në OKB

Evropë

Parlamenti i Estonisë e shpall Rusinë regjim terrorist: T’i hiqet vendi në OKB

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 19:35
Alar Karis. 

Parlamenti i Estonisë, i njohur gjithashtu si Riigikogu, e ka shpallur Rusinë një regjim terrorist dhe një shtet sponsor i terrorizmit për luftën e saj në Ukrainë.

“Duke mbështetur thirrjen e parlamentit ukrainas drejtuar vendeve dhe organizatave ndërkombëtare, Riigikogu e shpall regjimin rus një regjim terrorist dhe Federatën Ruse një shtet që mbështet terrorizmin, veprimet e të cilit duhet të kundërshtojmë bashkërisht”, tha kryetari i parlamentit të Estonisë, Alar Karis. 

"Riigikogu i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të miratojë deklarata të ngjashme," shtoi ai.

Ai tha gjithashtu se i konsideron mercenarët rusë Wagner, si dhe forcat e armatosura të republikave të vetëshpallura Popullore të Donetsk dhe Luhansk, si organizata terroriste.

Kërcënimet bërthamore të presidentit rus Vladimir Putin, siç u tha, "e kthyen Rusinë në rrezikun më të madh për paqen në Evropë dhe në mbarë botën". 

Alar Karis dënoi gjithashtu luftën ruse dhe "aneksimin e paligjshëm të territoreve", duke thënë se Rusisë duhet t'i hiqet vendi i saj i përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat