​BE-ja u bëri thirrje anëtarëve të bashkëpunojnë në rimbushjen e stokut të armëve

Evropë

​BE-ja u bëri thirrje anëtarëve të bashkëpunojnë në rimbushjen e stokut të armëve

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 19:24
Ilustrim

Bashkimi Evropian u bëri thirrje sot ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare që të koordinojnë blerjen e armëve në mënyrë që të marrin kushte më të mira nga furnitorët, ndërsa ata kërkojnë të rimbushin rezervat e varfëruara nga dërgesat në Ukrainë.

Vendet perëndimore po nxitojnë të rimbushin rezervat e tyre të armëve dhe municioneve pasi dërguan sasi të mëdha në Kiev, duke bërë që industria të rrisë prodhimin për të përmbushur kërkesën në rritje.

"Ka një nevojë urgjente për të rivendosur forcat tona të armatosura evropiane dhe për të rimbushur rezervat e varfëruara," tha Stijn Mols, kreu i sigurisë dhe mbrojtjes në shërbimin diplomatik të BE-së.

Ministrat e mbrojtjes të BE-së do të takohen më 15 nëntor dhe Mols tha se shpreson të paraqesë propozime konkrete për blerjet e koordinuara të armëve.

Ai shtoi se vendet evropiane kanë nevojë për mbrojtje ajrore dhe antiraketë, sisteme artilerie antitank dhe dronë.

Vendet e BE-së rrallë kryejnë prokurime të mbrojtjes së bashku dhe Mols thotë se tani është "një mundësi reale për të gjithë ne për t'i lënë mënjanë këto interesa kombëtare të kahershme".

Timo Pesonen, kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian për Mbrojtjen, Industrinë dhe Hapësirën, tha se vendet e BE-së kanë lënë pas dore investimet në mbrojtje për një kohë të gjatë.

Investimet e BE-së janë rritur me 22 për qind në 20 vjet, me 66 për qind në SHBA, pothuajse 300 për qind në Rusi dhe më shumë se 600 për qind në Kinë, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat