Mediat serbe: Raportime për bomba në 12 lokacione në Beograd

Evropë

Mediat serbe: Raportime për bomba në 12 lokacione në Beograd

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Raportimet për bomba në 12 lokacione në Beograd janë dërguar në adresën e emailit të disa mediave në Serbi.

Kështu së paku raportojnë mediat e këtij vendi, sipas të cilave, në emailin e dërguar nga një adresë e gmail, thuhet se bombat janë vendosur në disa lokacione.

Siç bëhet e ditur më tej, bëhet fjalë për një konvikt studentor, Ambasadën e Bjellorusisë, në restorantin KFC, në aeroportin “Nikola Tesla”, në Qendrën Tregtare Delta City dhe lokacione të tjera në Beograd.

Për këtë kërcënim është njoftuar policia, konfirmohet për N1. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat