Rusia rekruton ushtarë afganë, ofron 1,500 € në muaj

Evropë

Rusia rekruton ushtarë afganë, ofron 1,500 € në muaj

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 19:40
Ilustrim

Rusia po përpiqet të rekrutojë forcat speciale afgane për të luftuar në Ukrainë, kështu raporton media prestigjioze Associated Press.

Moska dëshiron të tërheqë ushtarët elitë afganë, të cilët luftuan përkrah trupave amerikane gjatë qëndrimit  të tyre 20-vjeçar, për t’iu bashkuar një “legjioni të huaj”.

Moska po ofron paga fitimprurëse prej 1500 € në muaj dhe premton strehë të sigurta për ish-ushtarakët dhe familjet e tyre.- Advertisement –

Shumica e burrave u larguan nga Afganistani në Iranin fqinj, pas tërheqjes kaotike të SHBA-së vitin e kaluar.

Ata nuk mund të kthehen në shtëpi pasi rrezikojnë të vriten nga talebanëve.

“Ata nuk duan të shkojnë të luftojnë – por nuk kanë zgjidhje,” tha  një gjeneral afgan duke shtuar se komandot që ai njihte kishin frikë nga deportimi në Afganistan.

Rekrutimi udhëhiqet nga forca e fshehtë mercenare ruse grupi Wagner Group, ndërsa një ish-komandant i forcave speciale afgane po ndihmon.

Është e paqartë se sa anëtarë të forcave speciale afgane janë tërhequr nga rusët, por sipas Ap rreth 400 komando që po shqyrtojnë ofertat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat