​Paralajmërim i ri: Evropa kërcënohet me mungesë serioze të gazit në vitin 2023

Evropë

​Paralajmërim i ri: Evropa kërcënohet me mungesë serioze të gazit në vitin 2023

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 17:13
Ilustrim

Evropa pritet të ketë një mungesë të madhe të furnizimeve me gaz deri në dimrin e vitit të ardhshëm, paralajmëroi të enjten Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA).

Nëse importet e gazit rus përmes tubacioneve pezullohen plotësisht dhe Kina vazhdon të importojë gaz natyror të lëngshëm në sasi normale, pothuajse gjysma e gazit të nevojshëm për të mbushur depozitimin në nivelin 95 për qind mund të mungojë, paralajmëroi IEA.

Mbushja e depove të gazit në BE ishte më e lehtë këtë vit për shkak të faktorëve të rëndësishëm që mund të mos përsëriten vitin e ardhshëm.

Ndër to ishte edhe fluksi i gazit rus përmes gazsjellësve, i cili u ul në mënyrë drastike gjatë vitit, por ishte kryesisht brenda kufijve normalë në gjysmën e parë të vitit.

Për më tepër, importet më të ulëta kineze të LNG në dhjetë muajt e parë të këtij viti ishin çelësi për furnizimin e Evropës me më shumë LNG për të kompensuar uljen e furnizimit nga Rusia.

“Duke pasur parasysh motin e ngrohtë të kohëve të fundit dhe çmimet më të ulëta të gazit, ekziston rreziku i relaksimit kur bëhet fjalë për furnizimin me gaz të Evropës, por rreziku nuk ka mbaruar aspak”, tha drejtori i IEA Fatih Birol.

"Kur shikojmë tendencat më të fundit dhe zhvillimet e mundshme në tregun global dhe evropian të gazit, shohim se Evropa do të përballet me një sfidë edhe më të madhe dimrin e ardhshëm," paralajmëroi ai.

Andaj qeveritë, tha ai, duhet të marrin menjëherë masa për të përmirësuar efikasitetin e energjisë dhe për të përshpejtuar përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe pompave të nxehtësisë dhe për të zvogëluar kërkesën për gaz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat