Vlera e tij është e çmendur, sekuestrohet jahti i oligarkut rus

Evropë

Vlera e tij është e çmendur, sekuestrohet jahti i oligarkut rus

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 08:24
Jahti i oligarkut rus, Sergey Chemezov

Në Spanjë është sekuestruar jahti i oligarkut rus, Sergey Chemezov me vlerë 143 milionë euro.

Gjykata e Barcelonës ka vendosur sekuestrimin e jahtit “Meridan A” 85 metra të gjatë, si pasojë e padisë së ngritur për shkak të mos pagesës së tarifave të mirëmbajtjes në kantierin detar ku ndodhet prej muajit mars.

Thuhet se jahti në fjalë ishte i regjistruar te vajza e Sergey Chemezov, i cili ishte ish-agjent i KGB-së dhe zyrtar i lartë i kompanisë shtetërore të mbrojtjes "Rostec State Corporation" dhe që njihet me afërsinë me presidentin rus Vladimir Putin.

Chemezov ishte ndëshkuar gjithashtu edhe pas sanksioneve të SHBA-së dhe BE-së pas pushtimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014.

Në Spanjë janë 4 jahte të mëdha të oligarkëve rusë me një vlerë totale mbi 600 milionë euro.

Me fillimin e luftës Rusi-Ukrainë, shumë vende të Bashkimit Evropian sekuestruan anije të tilla dhe madje disa i nxorën në ankand.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat