​Prodhimi industrial i Gjermanisë rimëkëmbet në shtator

Evropë

​Prodhimi industrial i Gjermanisë rimëkëmbet në shtator

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Prodhimi industrial i Gjermanisë u rrit me 0.6% nga muaji në muaj në shtator, mbi parashikimin e tregut, sipas të dhënave zyrtare të publikuara të hënën.

Shifra u rikthye nga një tkurrje e rishikuar në rënie prej 1.2% në gusht, tha autoriteti gjerman statistikor Destatis në një deklaratë.

Vlerësimi i tregut për muajin shtator ishte një rritje mujore prej 0.2%.

Prodhimi i mallrave të konsumit dhe kapitalit u rrit përkatësisht me 1.4% dhe 1.1%, krahasuar me një muaj më parë.

Nga ana tjetër, prodhimi i mallrave të ndërmjetëm është ulur me 0.1% nga muaji gusht.

“Mungesa ekstreme” e produkteve të ndërmjetme vazhdon të rëndojë mbi prodhimin industrial, sipas Destatis.

“Ndërmarrjet kanë ende vështirësi në plotësimin e porosive të tyre pasi zinxhirët e furnizimit janë ndërprerë për shkak të luftës në Ukrainë dhe vazhdojnë shtrembërimet që janë shkaktuar nga kriza COVID-19”, thuhet në deklaratë.

Në bazë vjetore, prodhimi industrial i Gjermanisë u rrit me 2.6% në shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat