Erdogan, presion Suedisë: Ekstradoni gazetarin, ose harrojeni NATO-n

Evropë

Erdogan, presion Suedisë: Ekstradoni gazetarin, ose harrojeni NATO-n

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 14:43
Erdogan

Në një presion të qartë ndaj Suedisë, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kërkuar ekstradimin e nje gazetari të konsideruar nga Ankaraja si figurë të njohur të FETO-s.

Në të kundërt, vendi nuk do ta ketë dritën jeshile të Turqisë për anëtarësim në NATO.

 “PKK, YPG, FETO e organizata të tjera terroriste nuk duhen lejuar që të shfrytëzojnë klimën demokratike të Suedisë..Është dëshira jonë e sinqertë që anëtaresimi i Suedisë në Nato te realizohet dhe që marrëdhëniet tona të një miqësie shekullore, të mund të shtrihen në nivelin e një aleance’, tha Erdogan.

Komiteti i mbrojtjes së gazetarëve reagoi duke e paralajmëruar Suedinë të mos krijojë me dorëzimin e Keneshit një precedent të rrezikshëm për të gjithë gazetarët e larguar turq.

“Në asnjë rrethanë Suedia nuk mund të përmbushë kërkesën e Turqisë për të dëbuar gazetarin turk në mërgim Bülent Keneş dhe të vazhdojë pas kësaj ta quajë veten një komb demokratik të qeverisur nga shteti i së drejtës. Zyrtarët suedezë nuk duhet të përdorin gazetarët e mërguar si monedha shkëmbimi për marrëdhëniet e tyre me Turqinë”, thuhet në deklaratë.

Vetë 53-vjeçari, ish- kryeredaktor i të përditëshmes Zaman, shprehet i shqetësuar për fatin e tij.

“Po të më kishin pyetur 6 apo 7 muaj më parë, nuk do te druhesha, por aplikimi i Suedisë për anëtarësim në NATO ndryshon gjithçka, dhe tani nuk jam më aq i sigurt për rezultatin”, thotë gazetari i larguar nga Turqia në 2016-tën, vetëm pak ditë pas grushtit të dështuar të shtetit, për të cilin Ankaraja fajëson lëvizjen e Fetullah Gylenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat