E dhimbshme: Pas shpërthimit në Stamboll shihet edhe një karrocë e shkatërruar e fëmijëve

Evropë

E dhimbshme: Pas shpërthimit në Stamboll shihet edhe një karrocë e shkatërruar e fëmijëve

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 17:10
Foto nga vendngjarja

Pas shpërthimit në lagjen Taksim të Stambollit, raportimi i fundit nga mediat turke bënë të ditur se kanë mbetur të vdekur gjashtë persona, ndërsa 53 të lënduar rëndë.

Ndërsa në rrjetin social Twitter, fotografia ku shihet një karrocë e fëmijëve pas shpërthimit është bërë virale.

Në shpërthimin i cili ndodhi pasditen e sotme ende nuk dihet nëse në numrin e të vdekurve ka edhe fëmijë.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të së dielës dhe sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Anadolu, pesë prokurorë janë caktuar që ta hetojnë këtë ngjarje.

Image
Foto nga vendngjarja

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat