Zëdhënësi i Kremlinit thotë se nuk ka informacion për një shpërthim në Poloni

Evropë

Zëdhënësi i Kremlinit thotë se nuk ka informacion për një shpërthim në Poloni

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 00:55
Dmitry Peskov

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se nuk ka informacion për një shpërthim në Poloni.

“Fatkeqësisht nuk kam asnjë informacion për këtë”, tha Peskov kur u pyet nga CNN, transmeton Klankosova.

Menjëherë pas incidentit, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se nuk është kryer asnjë goditje ndaj objektivave pranë kufirit shtetëror ukrainas-polak

Kujtojmë se Presidenti amerikan, Joe Biden, i ofroi homologut të tij polak, Andrzej Duda, mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për hetimin e vendit në një shpërthim që vrau dy persona pranë kufirit me Ukrainën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat