​ICBL: Rusia përdori mina tokësore të jashtëligjshme në Ukrainë

Evropë

​ICBL: Rusia përdori mina tokësore të jashtëligjshme në Ukrainë

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Rusia ka përdorur të paktën shtatë lloje të ndryshme të minave tokësore të ndaluara ndërkombëtarisht në Ukrainë, sipas Fushatës Ndërkombëtare për Ndalimin e Minave Tokësore (ICBL).

Sipas raportit vjetor, Rusia ishte i vetmi vend përveç Mianmarit që iu drejtua armëve të tilla midis mesit të vitit 2021 dhe tetorit 2022, shkruan ATSh.

Minat janë zbuluar dhe pastruar pjesërisht në zonat e rimarrë nga Ukraina.

Moska e kishte akuzuar vetë Kievin për vendosjen e minave tokësore. Megjithatë, ky informacion nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Minat tokësore janë shpesh sa madhësia e pëllëmbës së dorës dhe mund të shpërndahen në zona të mëdha me raketa tokësore ose ajrore.

Ata fshihen në tokë dhe shpërthejnë kur dikush i afrohet ose shkel mbi to. Shumica e viktimave janë civilë.

”Më shumë se 5 500 njerëz u vranë ose u plagosën nga minat tokësore dhe municionet e tjera të mbetura në tokë në vitin 2021”, thuhet në raportin e ICBL.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat