Ngjarje e rëndë/ Rreh për vdekje vëllain e tij, i qetë njoftoi fqinjin për krimin e rëndë

Evropë

Ngjarje e rëndë/ Rreh për vdekje vëllain e tij, i qetë njoftoi fqinjin për krimin e rëndë

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 08:08
Dy vëllezërit jetonin në të njëjtën shtëpi

Një tragjedi ka ndodhur në Agioi Anargyros të Artës ku një 60 -vjeçar vrau vëllain e tij 55-vjeçar.

Dy vëllezërit jetonin në të njëjtën shtëpi, sipas epiruspost.

Në mesditë teksa ndodheshin në oborrin e banesës së tyre, ata janë përleshur.

Më pas 60-vjeçari ka nisur të rrahë vëllain e tij, duke bërë që 55-vjeçari të marrë frymën e fundit. Ai më pas ka njoftuar me qetësi fqinjin e tij për veprimin e tij dhe ai ka njoftuar policinë.

60-vjeçari u arrestua nga Policia e Sigurimit të Artës dhe do të sillet në Prokurori për akuzën e vrasjes me dashje.

Dy vëllezërit që jetonin së bashku duket se kanë pasur zënka të shpeshta ku njëri prej tyre ka rezultuar edhe fatal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat