Dy drone janë rrëzuar në qytetin e Krimesë

Evropë

Dy drone janë rrëzuar në qytetin e Krimesë

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

Krimea ishte një nga pikat e nisjes për pushtimin rus të Ukrainës në shkurt dhe është sulmuar disa herë - së fundmi në gusht, kur një seri shpërthimesh shkatërruan një grup avionësh luftarakë në një bazë detare ruse, shkruan Sky news përcjell "Bota sot".

Në një deklaratë sot, guvernatori i vendosur nga Rusia i rajonit, Mikhail Razvozhaev, tha: "Forcat tona të mbrojtjes ajrore janë duke punuar tani.

"Ka një sulm me dronë. Sipas informacioneve paraprake, tashmë janë rrëzuar dy UAV (mjete ajrore pa pilot). Të gjitha forcat dhe shërbimet janë në gatishmëri".

Ai vazhdoi duke thënë se objektet civile në Sevastopol, selia e flotës ruse të Detit të Zi, nuk ishin dëmtuar dhe u kërkoi banorëve të "qëndronin të qetë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat