Autobusi me emigrantë godet makinën e policisë bullgare në postbllok, 5 persona të lënduar

Evropë

Autobusi me emigrantë godet makinën e policisë bullgare në postbllok, 5 persona të lënduar

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 10:40
Bullgari

Pesë persona janë lënduar kur një minibus që transportonte emigrantë sirianë u përplas në një postbllok policie, thanë zyrtarët bullgarë.

Automjeti, me 12 migrantë të dyshuar, nuk u ndal në një pikë kontrolli pranë Sofjes të martën dhe më vonë u përplas me një makinë policie, shkruan Euronews.

Një polic 51-vjeçar pësoi lëndime të rënda në kokë në incident, tha Ministria e Brendshme bullgare, si dhe një emigrant 20-vjeçar ka pësuar gjithashtu një dëmtim në kokë, ndërsa tre pasagjerë të tjerë në bordin e minibusit janë shtruar në spital.

Policia thotë se drejtuesi bullgar i mjetit është i njohur për ta dhe drejtonte pa leje.

Incidenti vjen vetëm disa muaj pasi dy policë bullgarë u vranë kur u përplasën nga një autobus që transportonte emigrantë.

Në fillim të këtij muaji, një polic 30-vjeçar u vra gjithashtu nga të shtënat me armë zjarri teksa patrullonte pranë kufirit me Turqinë.

Ministria e Brendshme e Bullgarisë ka bërë thirrje që kontrabandistët e emigrantëve të përballen me dënime më të ashpra se gjobat, në mes të një rritjeje të kalimeve të emigrantëve.

Që nga janari, Bullgaria ka arrestuar 14 mijë e 427 emigrantë të paligjshëm, krahasuar me 8 mijë e 254 në të gjithë vitin 2021, sipas ministrisë së brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat