​Bloomberg: Evropa humbi një trilion dollarë për shkak të krizës energjetike, do të jetë edhe më keq

Evropë

​Bloomberg: Evropa humbi një trilion dollarë për shkak të krizës energjetike, do të jetë edhe më keq

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 19:46
Foto ilustrim

Kompania amerikane Bloomberg publikoi sot llogaritjen e saj, sipas së cilës Evropa ka humbur rreth një trilion dollarë që nga fillimi i sulmit rus ndaj Ukrainës dhe krizës energjetike të shkaktuar nga sanksionet.

Në analizë thuhet se ky është vetëm fillimi i një krize të madhe energjetike në Kontinentin e Vjetër.

Pasi çmimet tashmë të larta do të vazhdojnë të rriten në vitet e ardhshme.

Sipas Bloomberg, stabilizimi i tregut të energjisë në Evropë nuk do të ndodhë para vitit 2026, kur priten dërgesa të reja nga SHBA dhe Katari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat