Autobusi bie në lum, humbi jetën 4 persona

Evropë

Autobusi bie në lum, humbi jetën 4 persona

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 15:21
Ilustrim

Katër persona kanë humbur jetën pasi një autobus u rrëzua në një lumë gjatë natës teksa po kalonte një urë në rajonin veriperëndimor të Galicisë të Spanjës, thanë zyrtarët të dielën.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës pranë Vigos dhe kufirit me Portugalinë . Gazeta rajonale La Voz de Galicia raportoi se autobusi po transportonte njerëz që vizitonin të dashurit e burgosur në Monterroso në Galicia qendrore. Shërbimet e urgjencës thanë se dy trupa ishin nxjerrë, ndërsa dy të tjerë, përfshirë shoferin e autobusit, u shpëtuan dhe u dërguan në spital .

Mund të kishte më shumë njerëz brenda autobusit”, thanë shërbimet e urgjencës në Twitter, duke postuar një foto të automjetit në ujë të trazuar. Operacionet e shpëtimit duhej të pezulloheshin gjatë natës për shkak të motit të keq, por rifilluan të dielën në mëngjes.

Aksidenti ndodhi "në një pikë me një pjerrësi të madhe", duke e bërë të vështirë aksesin, tha një zëdhënës i Gardës Civile në qytetin e Pontevedra, rreth 30 kilometra nga vendi i përplasjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat