Putin plas deklaratën tronditëse: 99.9 përqind e qytetarëve gati të sakrifikojnë gjithçka për atdheun

Evropë

Putin plas deklaratën tronditëse: 99.9 përqind e qytetarëve gati të sakrifikojnë gjithçka për atdheun

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 20:36
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin, ka deklaruar se 99.9 përqind e qytetarëve rusë janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka për Atdheun.

Në një deklaratë për televizionin rus Rossiya-1 Putin tha se kjo e siguron sërish për atë që Rusia dhe qytetarët e saj janë.

“Sa i përket shumicës, rreth 99.9% e qytetarëve tanë janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka për Atdheun. Kjo më siguron përsëri se Rusia është një vend i veçantë dhe ka njerëz të veçantë”, tha lideri rus.

Presidenti shtoi se një fakt i tillë është konfirmuar gjatë të gjithë historisë së Rusisë.

“Po ndodh sërish sot”, tha ai, ndërsa në lidhje me rusët të cilët nuk janë pjesë e kësaj shumice, sipas tij ka gjithmonë njerëz që veprojnë në bazë të interesave të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat