Abazoviq uron për Krishtlindje: Është bukur kur të gjithë jemi së bashku

Evropë

Abazoviq uron për Krishtlindje: Është bukur kur të gjithë jemi së bashku

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 23:41
Dritan Abazoviq ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga kryepeshkopi i Tivarit Rok Ionlesaj

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga kryepeshkopi i Tivarit Rok Ionlesaj, me rastin e Krishtlindjeve.

Ai ishte i shoqëruar edhe nga ministri i Ekonomisë, Zhvillimit dhe Turizmit Goran Anuroviq si dhe Marash Dukaj, ministër i Administratës Publike.

Abazoviq tha se është bukur kur të gjithë janë së bashku.

Në pritje morën pjesë edhe klerikët e tjerë fetarë në Malin e Zi.

E po ashtu edhe kryetari i Ulqinit, Omer Bajraktari.

Pikërisht sot shefi në detyrë i ekzekutivit malazez i ka mbushur 37 vjet.

Dritan Abazoviq, u lind më 25 dhjetor 1985.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat