LIVE: Granatime, vdekje, frikë, Zelensky paralajmëron ukrainasit – Putin me akuza të forta për Perëndimin

Evropë

LIVE: Granatime, vdekje, frikë, Zelensky paralajmëron ukrainasit – Putin me akuza të forta për Perëndimin

Nga: Bota sot Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 06:29 Përditësuar në ora: 22:59 më 26.12.2022
Ukrainë

Zelensky: Situata në front është e dhimbshme, të gjithë duhet të jenë të përgatitur

Presidenti ukrainas Zelensky tha se situata në vijat e para të Bakhmutit, Kreminës dhe zonave të tjera në rajonin lindor të Donbasit është e vështirë dhe e dhimbshme.

“Situata atje është e vështirë, e dhimbshme. Banorët po shpenzojnë të gjitha burimet në dispozicion të tyre – dhe këto janë burime të rëndësishme – për të marrë të paktën një përparim”, tha ai në fjalimin e tij të natës të hënën.

Ai falënderoi punonjësit që punuan në prag të Krishtlindjeve dhe ditën e Krishtlindjeve për të rikthyer energjinë në pjesë të ndryshme të vendit. Ai tha se ndërkohë që ka ende disa ndërprerje, situata është duke u përmirësuar.

“Që nga kjo mbrëmje, rreth 9 milionë njerëz janë pa energji elektrike në rajone të ndryshme të Ukrainës. Por numri dhe kohëzgjatja e ndërprerjeve po zvogëlohet gradualisht. Unë i jam mirënjohës për çdo person që siguroi këtë rezultat”, tha ai.

“Sot mbajta një takim të veçantë me zyrtarë të qeverisë për situatën në sektorin e energjisë dhe infrastrukturës. Ne po përgatitemi për vitin e ardhshëm dhe jo vetëm për muajt e dimrit. Ka kërcënime që duhen eliminuar. Ka hapa që duhen bërë dhe shteti do t’i bëjë patjetër”, shtoi Zelensky.

Presidenti ukrainas u tha njerëzve që të përgatiteshin për sulme të mëtejshme ruse ndërsa lufta vazhdon.

“Mbrojtja ajrore po përgatitet, shteti po përgatitet dhe të gjithë duhet të jenë të përgatitur. Ju lutemi kushtojini vëmendje sirenave”, tha Zelensky.

“Synojmë të vendosim paqen vitin tjetër”, ministri ukrainas: Mund të ndodhë në OKB, bisedimet do mbahen në…

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba i ka thënë Associated Press së fundmi se vendi i tij synon të mbajë bisedime për paqen vitin e ardhshëm.

Sipas tij këto bisedime mund të mbahen rreth fundit të muajit shkurt, rreth një vit nga shpërthimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës.

Kuleba shtoi se kjo ka të ngjarë të ndodhë në Kombet e Bashkuara, me Sekretarin e Përgjithshëm Antonio Guterres si një ndërmjetës të mundshëm mes dy vendeve për shuarjen e konfliktit.

Ai shtoi se është “absolutisht i kënaqur” me rezultatet e vizitës së presidentit Volodymyr Zelensky në SHBA javën e kaluar, duke thënë se qeveria amerikane planifikon të bëjë një bateri raketore Patriot gati për të funksionuar në vend në më pak se gjashtë muaj.

Kuleba tha se diplomacia do të luajë një rol të rëndësishëm në përfundimin e konfliktit në Ukrainë.

“Çdo luftë përfundon si rezultat i veprimeve të ndërmarra në fushën e betejës dhe në tryezën e bisedimeve”, tha ai.

Përpara se Rusia t’i bashkohet bisedimeve, Kuleba tha se Kremlini së pari duhet të gjykohet për krime lufte në një gjykatë ndërkombëtare.

Ai gjithashtu minimizoi komentet nga Moska se Rusia është e gatshme për negociata, duke shtuar: “Ata thonë rregullisht se janë gati për negociata, gjë që nuk është e vërtetë, sepse gjithçka që bëjnë në fushën e betejës dëshmon të kundërtën”.

Ish-gjenerali ukrainas: Vendi ynë duhet të përgatitet për një luftë të gjatë me Rusinë

Një gjeneral ukrainas në pension, Serhii Krivonos, ka paralajmëruar se pushtimi rus pritet të zgjasë në kohë dhe nuk do të përfundojë së shpejti.

Krivonos tha se Rusia do të vazhdojë të përparojë, mobilizojë dhe trajnojë njerëzit e saj.

“Një nga gabimet e gjashtë muajve të fundit është se ne dëgjojmë në shtyp një nënvlerësim të armikut dhe na jepet informacioni se vetëm alkoolistët dhe të varurit nga droga po luftojnë kundër nesh”, i tha ai transmetuesit ukrainas Espreso TV.

“Ndërkohë, për ta shkatërruar atë, ne duhet të kemi një ushtar ukrainas të stërvitur dhe të armatosur, i cili di qartë se si të shkatërrojë armikun. Ata mobilizuan 300,000 dhe janë ende në gjendje të mobilizojnë 300,000 [ose] gjysmë milioni të tjerë,” tha ai.

Gjenerali në pension tha se taktika e Rusisë është të ndot territorin e Ukrainës me “kufomat e veta”.

“Në zona të caktuara kjo rezulton që ata të hedhin aq shumë fuqi punëtore, pavarësisht nga viktimat, sa që ne ose nuk kemi municion ose armë të mjaftueshme për t’i shkatërruar,” tha ai.

“Ne duhet të përgatitemi për një luftë të zgjatur dhe ajo nuk do të përfundojë në shkurt ose mars të vitit të ardhshëm”, shtoi ai.

Lavrov: Zelensky dhe “shefat e tij” nuk kërkojnë kompromis për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe “shefat e tij” nuk janë të gatshëm të bëjnë kompromis për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Sa i përket kompromiseve, Zelensky tha gjatë vizitës së tij në SHBA se një paqe e drejtë do të thotë një paqe pa kompromise.

“Pikërisht kjo është arsyeja pse ata duan të mposhtim Rusinë jo vetëm në fushën e betejës, siç pretendojnë ata, por edhe duke shkaktuar një disfatë strategjike, në mënyrë që të dekurajojnë të gjithë të tjerët.

Ky është thelbi i situatës aktuale”, tha Lavrov.

Putin harron bisedimet e paqes? Presidenti: Lërini amerikanët të dërgojnë “Patriotët” në Ukrainë, do t’i shkatërrojmë

Vladimir Putin është zotuar se do të shkatërrojë sistemet raketore amerikane Patriot që SHBA do të dërgojë në Ukrainë, duke thënë se është “100% i sigurt” se forcat e tij do të shkatërrojnë sistemet prej 6 milionë dollarësh.

Presidenti rus nuk u duk i shqetësuar kur u pyet për sistemin e ri të mbrojtjes ajrore që Shtetet e Bashkuara do t’i dorëzojnë Ukrainës.

“Sigurisht që do t’i shkatërrojmë, 100 për qind, lërini t’i dërgojnë,“ tha Putin.

Putin më pas akuzoi rivalët gjeopolitikë të vendit të tij se synojnë të përçarjnë Rusinë. Ai përdori konceptin e “Rusisë historike” për të argumentuar se ukrainasit dhe rusët janë një popull, duke minuar sovranitetin e Kievit dhe duke justifikuar sulmin prej 10 muajsh të Ukrainës.

“Përça dhe sundo, kjo është ajo që ata gjithmonë janë përpjekur të arrijnë dhe ende përpiqen të bëjnë. Por qëllimi ynë është ndryshe:të bashkojmë popullin rus, “shtoi Putin.

Putin deklaroi gjithashtu se qeveria e tij po vepron “në drejtimin e duhur, duke mbrojtur interesat tona kombëtare, interesat e qytetarëve tanë, popullit tonë.

​Ministri i Mbrojtjes i Francës të mërkurën në Ukrainë

Ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu do të niset të mërkurën për një vizitë pune në Ukrainë, gjatë së cilës do të konfirmojë mbështetjen e paekuivoke të vendit të tij për autoritetet në Kiev.

Në një deklaratë të shkurtër nga Ministria franceze e Mbrojtjes, thuhet se Lecornu do të takohet me homologun e tij ukrainas Alexey Reznikov dhe se gjatë vizitës së tij në Kiev, ai do të bëjë nderimet e tij për viktimat e konfliktit me Rusinë në Heroes - monument në kryeqytetin e Ukrainës, raporton Radio France Internationale.

Kjo është vizita e parë e ministrit francez të Mbrojtjes në Ukrainë që nga fillimi i operacionit special ushtarak rus në Ukrainë.

Lecornu, i cili drejtoi ministrinë për territoret franceze jashtë shtetit në qeverinë e mëparshme, u emërua ministër i ri i mbrojtjes i Francës në maj, duke marrë detyrën nga Florence Parly.

Forcat ruse nuk ndalin sulmet, “shi” raketash mbi Ukrainë gjatë Krishtlindjeve

Ukraina nuk ka gjetur qetësi as për Krishtlindje, pavarësisht se presidenti rus Vladimir Putin tha se ishte i hapur për negociata, pasi forcat ruse nisën më shumë se 40 sulme me raketa në ditën e Krishtlindjeve.

Tre ushtarë rusë u vranë këtë mëngjes nga mbetjet një droni ukrainas që u rrëzua gjatë një sulmi në bazën ushtarake Engels në rajonin e Saratov të Rusisë, sipas agjencisë rusë të lajmeve.

Ky ishte sulmi i dytë në këtë bazë gjatë këtij muaji. Baza e Engels, e cila ndodhet afër qytetit të Saratovit, rreth 730 kilometra në juglindje të Moskës dhe qindra kilometra larg vijës së frontit në Ukrainë, u godit më 5 dhjetor dhe Rusia tha se dronët ukrainas kishin sulmuar dy baza ajrore ruse.

Ditën e djeshme, Putin përsëri tha se ishte i hapur për negociata dhe akuzoi Ukrainën dhe aleatët e saj perëndimorë se kishin refuzuar të mbanin bisedime, një qëndrim që Shtetet e Bashkuara e kishin hedhur poshtë më parë duke pasur parasysh sulmet e pandërprera ruse.

“Ne jemi gati të negociojmë me këdo të përfshirë por varet prej tyre, nuk jemi ne që refuzojmë të negociojmë, ata jemi ata që na refuzojnë, ” tha Putin në një intervistë me televizionin shtetëror Rossiya 1.

Këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Putini duhet të kthehet në realitet dhe të pranojë se është Rusia ajo që nuk dëshiron bisedime. “Rusia e vetme sulmoi Ukrainën dhe po vret civilë,” shkroi në Twitter këshilltari Mykhailo Podoliak.

“Rusia nuk dëshiron negociata, por përpiqet të shmangë përgjegjësinë”.

A është vërtet gati Putin për bisedime!? Raketat ruse vërshojnë mbi Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin ka pohuar dje se Moska është e gatshme për bisedime për t’i dhënë fund luftës 10-mujore në Ukrainë, ndërsa ai kritikoi vendet perëndimore për përpjekjen për të “shqyer Rusinë historike”.

Komentet e Putinit, të transmetuara të dielën, erdhën në mes të bombardimeve të vazhdueshme ruse të qyteteve të Ukrainës, duke përfshirë rajonet Kharkiv dhe Zaporizhia dhe u hodhën poshtë menjëherë nga një zyrtar i lartë në Kiev.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu e kanë përshkruar më parë qëndrimin e Putinit si të pasinqertë për shkak të sulmeve të vazhdueshme.

Në intervistën e transmetuar në televizionin e Moskës Rossiya 1, Putin tha, “ne jemi gati të negociojmë me të gjithë të përfshirët për zgjidhje të pranueshme”. Por “kjo varet nga ata, nuk jemi ne ata që refuzojmë të negociojmë, janë ata,” tha ai.

Një këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, megjithatë, tha se Putini duhej të kthehej në realitet dhe të pranonte se ishte Rusia ajo që nuk dëshironte bisedime.

“Rusia e vetme sulmoi Ukrainën dhe po vret qytetarë”, shkroi në Tëitter këshilltari, Mykhailo Podolyak.

“Rusia nuk dëshiron negociata, por përpiqet të shmangë përgjegjësinë”.

Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, me qëllimin e deklaruar për të rrëzuar të ashtuquajturin “regjim neo-nazist” në Ukrainë, duke shkaktuar konfliktin më vdekjeprurës evropian që nga Lufta e Dytë Botërore dhe konfrontimin më të madh midis Moskës dhe Perëndimit që nga viti 1962.

Zelensky paralajmëron qytetarët e Ukrainës: Duhet të jeni të gatshëm për gjithçka

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar qytetarët e vendit të tij për vazhdimin e sulmeve ruse në ditët e mbetura të këtij viti.

“Duhet të jemi të vetëdijshëm që armiku do të tentojë që këto ditë të na i bëjë të errëta dhe të rënda për ne”, shtoi Zelensky në video-adresimin e tij më të fundit.

“Rusia këtë vit ka humbur çfarë ka mundur. Por pas sulmeve raketore në vendin tonë, sektori jonë energjetik po tenton të kompensoj humbjet. E di se errësira nuk do të na ndalojë t’i shkaktojmë humbje pushtuesve. Duhet të jemi të gatshëm për çdo skenar”, tha ndër tjera presidenti ukrainas.

Ai gjithashtu pati fjalë të rënda për ushtrinë ruse që të shtunën në sulmet me topa në Kherson në jug të vendit, vranë të paktën 16 civilë si dhe plagosën 64 tjerë.

“Do të gjejmë çdo vrasës”, porositi i pari i Ukrainës.

Kievi konsideron se si në aspektin politik dhe atë ushtarak, Rusia duhet të gjykohet për luftën para gjyqit ndërkombëtarë siç ka ndodhur me nazistët në Nurenberg pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

“Rusia nuk dëshiron bisedime dhe po tenton t’i ikë përgjegjësisë (për luftë), ka shkruar në Twitter, Mikhail Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas.

“Është e qartë, për këtë jemi të vendosur për Tribunalin e Hagës. Rusia ka sulmuar vet Ukrainën dhe ka vrarë qytetarët e këtij vendi. Nuk ka palë tjera, motiv apo gjeopolitikë”, shtoi ai.

Kujtojmë që Putin së fundmi ka bërë të ditur se Rusia është e gatshme për bisedime, duke anashkaluar kërkesat e Kievit.

Ata kanë kërkuar që Moska për të filluar bisedimet, duhet të tërheq të gjitha trupat nga territori i Ukrainës, përfshirë Krimenë e pushtuar në vitin 2014 si dhe të paguaj dëmet e luftës. 

Putin akuzon Perëndimin se po përpiqet të copëtojë Rusinë

Presidenti Vladimir Putin ka kritikuar Perëndimin për përpjekjen për të "shqyer" Rusinë dhe tha në një intervistë të transmetuar në televizionin kombëtar se ofensiva e tij në Ukrainë kishte për qëllim "bashkimin e popullit rus", përcjell Bota sot.

Ai thotë se qeveria e tij po vepron në "interesat e popullit tonë" - dhe përdori konceptin e "Rusisë historike" për të argumentuar se ukrainasit dhe rusët janë një popull, duke minuar sovranitetin e Kievit dhe duke justifikuar ofensivën e tij 10-mujore në Ukrainë.

“Përça dhe pushto, kjo është ajo që ata gjithmonë kanë kërkuar të arrijnë dhe ende po kërkojnë të bëjnë”, tha Putin në një intervistë.

"Por qëllimi ynë është i ndryshëm: është të bashkojmë popullin rus."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat