Spanjë, autobusi përfundon në lumë, shkon në 7 numri i viktimave

Evropë

Spanjë, autobusi përfundon në lumë, shkon në 7 numri i viktimave

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 08:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident tragjik u shënua në veriprëndim të Spanjës në prag të Krishtlindjeve. Një autobus me 7 persona në bord përfundoi në një lumë, duke çuar në 7 numrin e viktimave.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se, aksidenti ndodhi rreth orës 21:19 të shtunën dhe autoritetet u lajmëruan fillimisht nga një kalimtar i cili pa parmakët e shkatërruar në anë të rrugës, por që nuk mundi të identifikonte automjetin në ujë.

Disa minuta më vonë, dikush nga brenda autobusit telefonoi shërbimet e urgjencës, të cilat filluan operacionin e shpëtimit. Zyrtarët thonë se moti i keq mund të ketë shkaktuar aksidentin, gjithashtu shoferi i autobusit ka rezultuar negativ për alkool dhe drogë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat