Putin takohet me Lukashenkon, çfarë diskutuan të dy liderët

Evropë

Putin takohet me Lukashenkon, çfarë diskutuan të dy liderët

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 11:34
Putin takohet me Lukashenkon

Vladimir Putin është takuar me homologun e tij bjellorus, Aleksandr Lukashenko, dy herë në 24 orët e fundit për të diskutuar shumë çështje, sipas një njoftimi nga  agjencia shtetërore bjelloruse e lajmeve Belta.

Takimet u zhvilluan në Shën Petersburg, këtë mëngjes në Muzeun Rus, si dhe në një samit jozyrtar të Komonuelthit të Shteteve të Pavarura (CIS) mbrëmjen e djeshme.

“Ditën e djeshme diskutuam shumë çështje. Ndonjëherë duhen vite që disa shtete të diskutojnë kaq shumë gjëra në një periudhë kaq të shkurtër kohore. Ndërkohë vendosëm shumë pika mbi ‘i’ në mbrëmje, duke vazhduar dialogun tonë në Minsk, pasi ishte kryesisht për ekonominë,” tha Lukashenko.

Putin e kishte ftuar Lukashenkon këtë mëngjes për të diskutuar “marrëdhëniet dypalëshe” dhe çështje të tjera të rëndësishme, raportoi Belta.

“Edhe pse kontaktojmë gjatë gjithë kohës,  disa çështje mbeten ende për tu disktuar, ndaj duhet t’i trajtojmë dhe të marrim vendimet e nevojshme për t’i trajtuar në një mënyrë më efikase, “ tha Putin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat