Aksident me bilanc tragjik me 3 të vdekur dhe 5 të plagosur, mes tyre 4 fëmijë

Evropë

Aksident me bilanc tragjik me 3 të vdekur dhe 5 të plagosur, mes tyre 4 fëmijë

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 11:54
Ilustrim

3 persona kanë humbur jetën dhe 5 kanë mbetur të plagosur mes tyre 4 fëmijë pas një aksidenti tragjik mes dy automjeteve në  Co Tyrone, Irlandë, sipas mediave të huaja.

Incidenti ndodhi në kryqëzimin e rrugëve Cookstoën dhe Dungannon, ndërsa sipas mediave irlandeze, dy prej viktimave udhëtonin në makinë me katër fëmijë. Ndërkohë, viktima e tretë ishte në automjetin e dytë.

Sipas grupit hetimor dhe dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, përplasja ka qenë tepër e fortë, pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve të shpëtimit. Ndërkohë, të mbijetuarit u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal “Royal Victoria”, ku ndodhen në gjendje të stabilizuar shëndetësore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat