Civilët ikin nga Kherson ndërsa sulmet ruse intensifikohen në Ukrainë

Evropë

Civilët ikin nga Kherson ndërsa sulmet ruse intensifikohen në Ukrainë

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 11:46
Kherson

Ndërkohë që Rusia ka intensifikuar sulmet në Ukrainë, civilët gjithnjë e më shumë po detyrohen të largohen nga Khersoni.

Ditët e fundit në Kherson kishin qenë thjesht shumë për nënën e Nikës, Elenën, shkruan BBC.

"Më parë, ato [forcat ruse] na granatonin shtatë deri në 10 herë në ditë, tani është 70-80 herë, gjatë gjithë ditës. Është shumë e frikshme." tha Elena.

"Unë e dua Ukrainën dhe qytetin tim të dashur. Por ne duhet të ikim", ka shtuar ajo.

Elena dhe tre vajzat e saj janë në mesin e më shumë se 400 personave që janë larguar nga Kherson që nga dita e Krishtlindjeve, pas një rritjeje të konsiderueshme të intensitetit të bombardimeve të qytetit nga ushtria ruse.

Të martën, një repart i maternitetit të spitalit u granatua. Askush nuk u lëndua, por ka përshkallëzuar më tej frikën mes njerëzve.

Elena u largua me tren, në një evakuim të lehtësuar nga qeveria ukrainase.

Qindra njerëz po largohen vetë, ndërsa raportohet për një radhë makinash të ngritura në pikën e kontrollit që të çon jashtë Kherson-it, e mbushur me civilë të tmerruar.

Iryna Antonenko ishte në lot kur ekipi i gazetarëve të BBC shkoi drejt makinës së saj për të folur me të.

Nuk mund të durojmë më. Granatimet janë kaq intensive. Ne qëndruam gjithë këtë kohë dhe menduam se do të kalonte dhe se do të ishim me fat. Por një predhë goditi shtëpinë ngjitur me tonën dhe shtëpia e babait tim u granatua gjithashtu”, tha ajo.

Ajo planifikoi të udhëtonte në Kryvyi Rih, një qytet në Ukrainën qendrore ku ka familjen.

Vetëm muajin e kaluar, kishte pasur skena ngazëlluese në Kherson. I marrë nga forcat ruse në ditën e dytë të pushtimit, qyteti u çlirua më 11 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat