Aksident i frikshëm në Athinë! Përplasen 6 kamionë dhe 13 makina, disa të plagosur

Evropë

Aksident i frikshëm në Athinë! Përplasen 6 kamionë dhe 13 makina, disa të plagosur

Më: 3 janar 2023 Në ora: 09:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident masiv  ku u përfshinë 6 kamionë dhe 13 vetura, ka bllokuar autostradën që lidh Athinën me Selanikun në vendin e quajtur Avlona, 50 km në veri të Athinës.

Sipas policisë rrugore, ka qenë densiteti i lartë i mjegullës në zonë që ka ulur ndjeshëm shikimin.

Drejtuesit e automjeteve nuk mundën të shikojnë që një kamion kishte ndaluar, duke u përplasur njëri pas tjetrit.

Drejtuesit e automjeteve që kalonin në krahun e kundërt, ulën shpejtësinë duke nisur edhe në krahun tjetër të autostradës një përpalsje masive.

Prej aksidentit nuk pati viktima por vetëm disa të plagosur.

Radha e automjeteve është disa kilometra, ndërsa autostrada vazhdon të jetë ende e mbyllur (në krahun drejtë Athinës, ndërsa në krahun drejt Selanikut u hap.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat