​Zgjedhjet në Greqi do të mbahen jo më shpejt se prilli, këmbëngul kryeministri

Evropë

​Zgjedhjet në Greqi do të mbahen jo më shpejt se prilli, këmbëngul kryeministri

Më: 4 janar 2023 Në ora: 17:08
Foto ilustrim

Kryeministri i Greqisë këmbënguli të mërkurën se zgjedhjet e këtij viti do të mbahen jo më herët se prilli, duke iu përgjigjur zërave se votimi mund të vijë disa javë përpara afatit, sipas mediave lokale.

Duke folur pas një takimi të kabinetit, Kyriakos Mitsotakis tha se vendimi do të merret të dielën mes pohimeve se zgjedhjet mund të mbahen në fund të marsit, njoftoi transmetuesi publik ERT.

Kryesuar nga Mitsotakis, takimi i kabinetit përfshiu diskutime mbi strategjinë e fushatës së partisë së tij qeverisëse Nea Dimokratia, si dhe nevojën për të përfunduar me shpejtësi punën legjislative që qeveria të përqendrohet në zgjedhje, vuri në dukje transmetuesi.

Ai shtoi se kryeministri do të vizitojë së shpejti krahinat e Komotinit, Aleksandropolit, Larisës, Kozanit dhe Janinës, me fillimin e sezonit të fushatës.

Ndërkohë, e përditshmja Kathimerini raportoi se ligjvënësi i Nea Dimokratia Themis Cheimaras kishte dhënë dorëheqjen nga parlamenti mes akuzave se ai kishte keqpërdorur paratë e shtetit për të ndihmuar biznesin e tij.

“Nuk do të lejoja kurrë që një çështje e tillë që më shqetëson mua të shfrytëzohet nga kundërshtarët tanë politikë”, ka thënë ai, sipas të përditshmes./AA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat