Historia që tronditi Greqinë/ Nga vrasja e 17-vjeçarit, te vetëvrasja e nënës dhe motrës, në fund vdiq edhe babai

Evropë

Historia që tronditi Greqinë/ Nga vrasja e 17-vjeçarit, te vetëvrasja e nënës dhe motrës, në fund vdiq edhe babai

Më: 6 janar 2023 Në ora: 23:06
Foto ilustrim

Një vrasje, dy vetëvrasje dhe një aksident në punë kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në familjen Nikolopoulos nga Agrinio, e  cila brenda 17 vitesh u shkatërrua duke futur në zi të afërmit dhe bashkëfshatarët.

Gjithçka nisi në nëntor 2006 kur Alexis 17-vjeçar u vra me armë zjarri nga Dionisis Foukas. Vrasja e 17-vjeçarit ishte diçka që nëna e tij Katerina nuk mund ta kalonte kurrë.

Ajo i dha fund jetës katër vjet pas vrasjes së djalit të saj duke pirë pesticid.

Vetëvrasja e gruas u pasua nga ajo e vajzës, e cila i dha fund jetës po në të njëjtën mënyrë si e ëma.

Ndërsa më 4 janar familja u shua përfundimisht, pasi i zoti i shtëpisë, babai i Alexis, George Nikolopoulos humbi jetën ndërkohë sa ishte në punë, në një kantier ndërtimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat