​Ministri bullgar: Marrëveshja me kompaninë “Botas” të Turqisë është historike për Bullgarinë

Evropë

​Ministri bullgar: Marrëveshja me kompaninë “Botas” të Turqisë është historike për Bullgarinë

Më: 8 janar 2023 Në ora: 15:36
Foto nga takimi

I intervistuar në televizionin kombëtar bullgar të dielën, ministri i Energjisë Rossen Hristov tha se marrëveshja e nënshkruar me kompaninë energjetike të Turqisë “Botas” është historike për Bullgarinë dhe një përparim i madh për BE-në, sepse siguron furnizime me gaz natyror përmes terminaleve turke në Bullgari dhe Evropë. "Ne kemi mbështetjen e plotë të Komisionit Evropian," tha ai.

Kompania shtetërore e gazit “Bulgargaz” dhe kompania “Botas” e Turqisë nënshkruan një marrëveshje me 3 janar, e cila i jep Bullgarisë qasje në terminalet turke të gazit natyror të lëngshëm (LNG) dhe në rrjetin e transmetimit të gazit për 13 vjet.

Hristov shpjegoi të dielën se marrëveshja ka të bëjë ekskluzivisht me rezervimin e kapaciteteve në terminale dhe përjashtoi mundësinë e tregtimit të gazit. Kompania “Bulgargaz” bën tregti nëpërmjet procedurave transparente dhe tenderave, tha ai.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje, Hristov tha se kompania “Lukoil” duhet të funksionojë nëse Bullgaria dëshiron të marrë karburante me çmime të përballueshme. Qëllimi është të gjendet një zgjidhje e përhershme - një gazsjellës Burgas-Aleksandropol.

Javën e ardhshme Bullgaria do të nënshkruajë një memorandum me Greqinë për të rifilluar projektin dhe për të importuar naftë jo-ruse.

Fillimisht, gazjellësi do të transportonte naftë nga qyteti i Burgasit në Detin e Zi në portin grek të Aleksandropolis. Ndërsa tani drejtimi do të ndryshojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat