​Itali: Anija me emigrantë nuk mund të hyjë në portet e jugut, lundron drejt Ankonës

Evropë

​Itali: Anija me emigrantë nuk mund të hyjë në portet e jugut, lundron drejt Ankonës

Më: 8 janar 2023 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Qeveria italiane refuzoi kërkesën e anijes së organizatës Mjekët pa Kufij (MSF), e cila mbante 73 emigrantë të shpëtuar në brigjet e Libisë, për të hyrë në një nga portet në jug të Italisë, tha sot kreu i misionit MSF, Juan Matias Hill.

Anija "Geo Barents" do të duhet të udhëtojë kështu edhe tre ditë për të lundruar drejt Ankonës, një port në Italinë qendrore, për të cilin qeveria në Romë dha miratimin më 7 janar.

Anijet që shpëtojnë emigrantët nga Mesdheu zakonisht hyjnë në portet e Sicilisë në jug të Italisë.

Qeveria e re e djathtë e Italisë e udhëhequr nga kryeministri Giorgio Meloni, i cili u zgjodh në tetor 2022, ka mbajtur një qëndrim më të ashpër ndaj organizatave që shpëtojnë emigrantët dhe i transportojnë ata në brigjet italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat