​Baerbock: Një zgjidhje që nënkupton krijimin e dy shteteve s’është opsion për Qipron

Evropë

​Baerbock: Një zgjidhje që nënkupton krijimin e dy shteteve s’është opsion për Qipron

Më: 9 janar 2023 Në ora: 16:00
Annalena Baerbock

Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë Annalena Baerbock tha sot se një zgjidhje që përfshin krijimin e dy shteteve nuk është një opsion për Qipron dhe se vendi i saj do të vazhdojë të avokojë për uljen e tensioneve në ishull.

“Gjermania është fort në anën tuaj. Zgjidhja mund të jetë në bazë të rezolutave të Kombeve të Bashkuara”, tha Baerbock në një konferencë të përbashkët shtypi me kreun e diplomacisë qipriote Ioannis Kasoulides.

Kasulides theksoi se ndarja e Qipros nuk mund të jetë zgjidhje dhe se përparimi në rinovimin e dialogut mund të pritet vetëm pas zgjedhjeve në Turqi.

Ishulli i Qipros u nda pas pushtimit turk në 1974, nxitur nga një grusht shteti i shkurtër i krijuar nga ushtria greke.

Turqia nuk e njeh qeverinë greke qipriote dhe përpjekjet ndër vite për të sjellë paqen mes dy palëve kanë dështuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat