Sofja cilësohet si zgjedhja e tretë më e mirë për pushime luksoze Wellness në Evropë

Evropë

Sofja cilësohet si zgjedhja e tretë më e mirë për pushime luksoze Wellness në Evropë

Më: 10 janar 2023 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Sofja është një nga destinacionet më të kërkuara të Evropës sa i përket destinacioneve luksoze të Wellness, sipas një studimi me gjashtë faktorë të kryer nga “OVO Network”.

Studimi i destinacioneve më të njohura të Evropës për pushime të shkurtra të kaluara në një qytet merr parasysh numrin e restoranteve me yje Michelin, Spa-të luksoze dhe hotelet me 5 yje për një milion turistë, indeksin e sigurisë, dhe tendencat e kërkimit luksoz.

Sofja është cilësuar si zgjidhja e tretë më e mirë për pushimet e Wellness me 83 Spa-të e saj me 4 yje e lart, që barazohet me 60 Spa luksoze për një milion turistë. Numri mesatar i Spa-ve me 4 yje e lart në një qytet të studiuar është 129, që barazohet me 26 për milion turistë.

Të vetmet qytete që ia kaluan Sofjes ishin Barcelona (e cila ka 87 Spa luksoze për milion turistë) dhe Cyrihu me pak më pak se 74 për milion turistë.

Berlini dhe Parisi përfunduan në vendin e 4-të dhe të 5-të. Sofja është gjithashtu një nga destinacionet më të kërkuara për pushime luksoze, duke u renditur e 10-ta për termat e kërkimit luksoz në Google.

Sofja krenohet me 12 hotele me 5 yje që llogaritet në 8.7 për një milion turistë (e pesta në renditjen e përgjithshme). Kjo është 140% më shumë se mesatarja e studimit të 5 hoteleve me 5 yje për një milion turistë.

Qytetet zvicerane të Cyrihut dhe Gjenevës janë qytetet kryesore evropiane për pushime luksoze në Evropë, me Madridin që plotëson tri vendet e para./BTA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat