​Estonia: Rusia të zvogëlojë numrin e diplomatëve në Talin deri në shkurt

Evropë

​Estonia: Rusia të zvogëlojë numrin e diplomatëve në Talin deri në shkurt

Më: 11 janar 2023 Në ora: 19:19
Foto ilustrim

Estonia ka bërë të ditur se Rusia duhet të zvogëlojë numrin e diplomatëve në ambasadën e saj në Talin deri në shkurt, njoftoi ministria e jashtme e vendit baltik.

Në njoftimin për shtyp thuhet se Rusia duhet të zvogëlojë numrin e diplomatëve në tetë, që është e barabartë me numrin e diplomatëve estonezë në Moskë.

Ambasada ruse në Talin renditi emrat e 17 diplomatëve në faqen e saj të internetit. Që nga pushtimi rus i Ukrainës, Estonia ka dëbuar tre diplomatë.

Duke pasur parasysh faktin se gjatë sulmit në Ukrainë, stafi i ambasadës ruse nuk ishte i angazhuar në përmirësimin e marrëdhënieve estoneze-ruse, për mendimin tonë nuk ka asnjë bazë për të mbajtur këtu numrin aktual të stafit të ambasadës ruse”, tha ministria të mërkurën.

Moska pretendon se dëbimet janë shembulli më i fundit i "rusofobisë" të shtetit baltik dhe se do t'i përgjigjet çdo "veprimi armiqësor" të Talinit, pa specifikuar se çfarë lloj veprimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat